Parlamenti Europian kthehet në Strasbourg
Seancat e Parlamentit Europian do të mbahen përsëri në selinë e tij në Strasbourg nga qershori, u njoftua nga zyra e presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli.
Eurodeputetët nuk kanë marrë pjesë personalisht në seancat plenare në qytetin francez për më shumë se një vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit, raporton Politico.
Situata e përmirësuar epidemiologjike dhe përparimi i bërë në fushatën e vaksinimit lejojnë që deputetët e Europës të kthehen në selinë kryesore të parlamentit.
Planet për t'u kthyer në Strasbourg për seancën u bënë për herë të fundit në shtator 2020, vetëm për t'u anuluar një javë më parë për shkak të një kërkese karantine, me të cilën eurodeputetët do të përballeshin kur të ktheheshin në Bruksel.
Siç thuhet, shumë anëtarë të Parlamentit Europian kundërshtojnë selinë e parlamentit në një qytet tjetër në lidhje me institucionet e tjera europiane, që në para-pandemi nënkuptonte "cirk udhëtues" midis Brukselit dhe Strasbourgut disa herë në vit.
Shtohet se disa votime janë mbajtur deri më tani në përpjekje për të ndryshuar këtë cilësim, i cili parashikohet në traktatet e BE-së.























