11:25 / 14.05.2021
Macron: Dhuna të ndalet e filloni dialogun!
Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje për armëpushim midis Izraelit dhe Palestinës.
Konflikti ushtarak mes Palestinës dhe Izraelit vijon prej pesë ditësh dhe janë në kulmin e tyre. Mbrëmjen e kaluar Izraeli vendosi të bombardojë Gazën, ndërsa Hamasi ka lëshuar vazhdimisht raketa në drejtim të shtetit hebre.
Janë të shumtë udhëheqësit botërorë që kanë bërë thirrje për paqe. Edhe presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje për armëpushim midis vendeve.
























