Twitter ka prezantuar një veçori të re për fotografi

Twitter ka prezantuar një veçori të re për fotografi

Twitter prezantoi një parapamje më të madhe të fotografive këtë javë për pajisjet me sisteme operative Android dhe iOS.

Fotoja më e madhe e pamjes paraprake ka kufijtë e saj, fotot 2:1 dhe 3:4 tani shfaqen në madhësi të plotë, por nëse përdoruesi poston një foto shumë të lartë, ajo përsëri do të pritet.

Twitter ka testuar këtë funksion që nga marsi, por tani po arrin ngadalë të gjithë përdoruesit.

Kjo risi është e pranishme vetëm në versionin celular, ndërsa në internet fotot janë akoma të prera si më parë.

Sidoqoftë, kjo gjithashtu do të zgjidhet sepse është konfirmuar nga Twitter që funksioni i pamjes më të madhe të fotografisë “së shpejti” do të arrijë në internet. /Telegrafi/