18:00 / 15.05.2021
Polonia përcakton planet për reforma të reja ekonomike dhe sociale
Me synimin për t’i dhënë Polonisë një rritje ekonomike postpandemike, politikanët qeveritarë paraqitën sot një sërë reformash të planifikuara ekonomike dhe sociale të quajtura “Marrëveshja Polake”.
Nismat e reja u prezantuan nga Jaroslaë Kaczynski, lideri i partisë qeverisëse Ligji dhe Drejtësia dhe kryeministri Mateusz Moraëiecki.
“Polakët meritojnë të jetojnë si në Perëndim”, tha Kaczynski.
Propozimet e reja u përqëndruan kryesisht në reformën e taksave, kujdesin shëndetësor, subvencionet e strehimit dhe iniciativat e reja të investimeve.
Të gjitha iniciativat e paralajmëruara duhen ende të zbatohen përmes legjislacionit të nevojshëm.























