Parlamenti Evropian intensifikon sanksionet në raport me Rusinë
BKT
   Bota

Parlamenti Evropian intensifikon sanksionet në raport me Rusinë

Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë i Parlamentit Evropian ka formuluar pesë parime, sipas të cilave shtete e Bashkimit Evropian dhe aleatet e saj, do duhej të ndërtonin marrëdhëniet me Rusinë.

Ky dokument i Parlamentit Evropian i propozon shteteve të BE-së që të mbështesin opozitën demokratike ruse dhe të kundërshtojnë ndërhyrjen e Rusisë në çështjet e BE-së.

Në kuadër të mbështetjes për opozitën demokratike ruse bënë pjesë edhe kundërvënia ndaj propagandës shtetërore ruse. Për këtë qëllim i rekomandohet BE-së që të krijoj një kanal televiziv me transmetim 24 orë, me qëllim informimin e qytetarëve të Rusisë të cilët janë të keq informuar nga propaganda shtetërore ruse

Në rast që do të ketë ndërhyrje dhe manipulim të zgjedhjeve parlamentare, që do të mbahen në shtator, kërkohet që të shikohet mundësia e mos njohjes së legjitimitetit të përbërjes së Dumës Shtetërore Ruse. BE duhet të kërkoj heqjen e Rusisë nga organizatat ndërkombëtare, siç është Parlamenti Evropian.

Komitetit i Marrëdhënieve me Jashtë i PE-së propozon që ndërhyrjen ruse në çështjet e BE-së ta luftoj përmes, kundërshtimit të kërcënimeve të sigurisë, vendosjen e sanksioneve, kontrollin financiar dhe organizimin e hetimeve ndërkombëtare.

Vlen të cekët se në fund të muajit prill, Parlamenti Evropian kishte miratuar një rezolutë që propozonte masa ndaj Rusisë.

Për ta ndalur agresionin rus, PE kishte bërë thirrje që BE të bie dakord me NATO-n për masat e presionit kundër Federatës Ruse. Qëllimi i këtyre masave do të jetë ndalimi i ndërhyrjes dhe agresionit të Rusisë në Ukrainë, Bjellorusi, Gjeorgji, Moldavi, Armeni dhe Azerbajxhan.

Sipas rezolutës së PE-së si masat kryesore që do të ndërmerreshin kundër Rusisë janë sanksionet ekonomike, ndalimi i importit të hidrokarbureve dhe që Rusia të largohet nga sistemi pagesave ndërkombëtare SWIFT.