10:02 / 17.05.2021
India goditet nga cikloni, mijëra njerëz të zhvendosur
Autoritetet raportojnë se kjo është stuhia më e fortë që ka goditur rajonin Perëndimor të Indisë që nga viti 1998.
Gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa mijëra të tjerë janë evakuar për shkak të ciklonit Tauktae që ka goditur Gujarat në Indi.
Ndërkohë, cikloni vjen në një situatë kur vendi ndodhet në një valë shkatërruese të koronavirusit, e cila ka shkaktuar kolaps në sistemin shëndetësor.
Në Gujarat po ashtu edhe Mhaharashtra, pas parashikimeve dhe paralajmërimeve për shira të mëdha dhe erëra të forta , autoritetet janë vënë në gatishmëri.
Më shumë se 150,000 persona janë zhvendosur në zona të ulëta për tu strehuar, ndërsa qeveria ka urdhëruar ndërprerjen e vaksinës në disa qytete bregdetare të cilat besohet se janë më të rrezikuara.























