11:54 / 17.05.2021
Sulm me thika në Rusi, 3 të vdekur
Tre persona kanë mbetur të vrarë sot në një sulm me thikë pranë një stacioni treni në qytetin rus të Ekaterinburg, sipas një njoftimi nga agjencia e lajmeve TASS.
Sipas agjencisë, policia ka arrestuar autorin e sulmit.
Autori gjithashtu sulmoi oficerët, në momentin kur ata u përpoqën ta arrestonin. Gjatë përplasjes me policinë, autori u plagos dhe u dërgua në një spital, ku do të merret në pyetje.
Sipas burimeve, incidentet ndodhën gjatë një debati të çastit dhe personat ishin në efektin e alkoolit.























