Izraeli vret me raketë komandantin e lartë të Xhihadit Islamik në Gaza

Izraeli vret me raketë komandantin e lartë të Xhihadit Islamik në Gaza

Ushtria izraelite tha se Hussam Abu Harbeed, një komandant i lartë i grupit të armatosur Xhihadi Islamik, është vrarë nga një sulm ajror izraelit në Gaza.

Komandanti i Lartë i Xhihadit Islam, Hussam Abu Harbeed u vra të hënën në Rripin e Gazës, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.

Abu Harbeed, udhëhoqi sulmet kundër ushtarëve izraelitë dhe civilëve për gati 15 vjet, tha ushtria në një deklaratë.

Ushtria izraelite tha se ai “ishte pas disa sulmeve terroriste me raketa antitank kundër civilëve izraelitë”.

Grupi Xhihadi Islamik shpesh punon së bashku me sundimtarët e Hamasit në Gaza, dhe krahët e tyre të armatosur janë të lidhur ngushtë./tch