09:06 / 18.05.2021
E papracedentë në Spanjë, mbërrijnë 5000 emigrantë në 24 orë
Më shumë se 5000 emigrantë të paligjshëm kanë hyrë në Spanjë nga Maroku në 24 orët e fundit.
Sipas autoriteteve spanjolle, emigrantët, një pjesë e madhe e të cilëve janë fëmijë janë vendosur në enklavën e Ceutas.
Gjithashtu një person ka humbur jetën, në tentativë për të hyrë në territorin spanjoll.























