Meksikë: Nëntë të vdekur gjenden në një makinë
BKT
   Bota

Meksikë: Nëntë të vdekur gjenden në një makinë

Nëntë njerëz janë gjetur të vrarë në një makinë, në Meksikën perëndimore.

"Tetë burra dhe një grua janë gjetur të vrarë, të cilët janë ende të paidentifikuar. Trupat kishin vrima plumbash ”, deklaron një prokuror në shtetin Michoacán, nga vendi i ngjarjes.

Automjeti ishte parkuar në një nga pjesët qendrore të qytetit të Zitacuaro dhe u zbulua nga banorët e zones, që alarmuan policinë, njofton Aftonbladet, transmeton RTKLive.

Michoacán, i vendosur në bregdetin Paqësor të Meksikës perëndimore, kohët e fundit është goditur nga një valë dhune e lidhur me një luftë të vazhdueshme bandash. Konflikti besohet të jetë rreth aksesit në rrugët tregtare për trafikimin e drogës.

Muajin e kaluar, tetë persona u gjetën gjithashtu të vdekur, të prerë fytë, në një zonë malore në rajonin Aguililla, të të njëjtit shtet.

Bëhet e ditur se më shumë se 300,000 njerëz janë vrarë në Meksikë që nga dhjetori 2006, kur qeveria nisi një fushatë të diskutueshme ushtarake për të luftuar trafikun e drogës./RTKLive