Pasojat njerëzore të sulmeve të vazhdueshme me raketa mes Izraelit dhe Gaza
BKT
   Bota

Pasojat njerëzore të sulmeve të vazhdueshme me raketa mes Izraelit dhe Gaza

Pamje të shkrepura nga zonat e prekura nga përplasjet Izrael-Palestinë tregojnë se ata që po i vuajnë pasojat janë civilët.

Raketat dhe sulmet që vijojnë prej tetë ditësh i kanë kthyer shtëpitë në gërmadha ndërsa njerëzit janë detyruar që të kërkojnë strehim.

Gazan Kamal Hirzallah, një 55-vjeçar në Gaza pa t’i dëmtohej shtëpia përpara syve pasi një ndërtesë aty afër u shemb në orët e para të mëngjesit.

Vajzat, vëllezërit, mbesat, nipat dhe nëna e tij ishin të gjithë ndodheshin në banesën e tij duke kërkuar strehim kur ju kërkua që të evakuoheshin menjëherë.

“Të gjithë dolëm, duke mos ditur çfarë të bëjmë … u ulëm në rrugë dhe morëm një telefonatë tjetër që na kërkonte të mos ktheheshim derisa të na njoftonin…Kur u kthyem shtëpia nuk njihej më. Ishte e gjitha e dëmtuar, pa dyer e dritare…”, ka rrëfyer ai.