Kombinimi i Pfizer me AstraZeneca është i sigurtë

Kombinimi i Pfizer me AstraZeneca është i sigurtë

Sipas një studimi spanjoll, kombinimi i AstraZeneca dhe Pfizer ka treguar se është efektiv dhe i sigurt.

Studimi i Combivacs,  nga Instituti i Shëndetit Publik Carlos III, zbuloi se prania e antitrupave në gjak ishte deri 30 deri në 40 herë më i lartë tek personat që morën një dozën e parë të AstraZeneca dhe dozën e dytë të vaksinës Pfizer.

Në të njëjtën kohë, niveli i antitrupave që neutralizojnë koronavirusin është dyfishuar pas administrimit të dozës së dytë të AstraZeneca. Rreth 670 vullnetarë midis moshave 18 dhe 59 vjeç të cilët ishin vaksinuar me dozën e parë të AstraZeneca morën pjesë në studim, me rreth 450 prej tyre që u vaksinuan me Pfizer.

Vetëm 1.7% e pjesëmarrësve raportuan efekte anësore serioze, si dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe tha një nga autoret e studimit,  Magdalena Cobbins.