Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia me memorandium për anëtarësimin në BE

Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia me memorandium për anëtarësimin në BE

Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia kanë nënshkruar një memorandum në Kiev, që zyrtarizon bashkëpunimin e tyre në një rrugë të përbashkët drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ministri i Jashtëm moldav, Aureliu Ciocoi, tha se me këtë memorandum, të tri vendet me aspirata europiane po dërgojnë një sinjal tjetër të fortë, se ata do të vazhdojnë të zbatojnë planet e reformës dhe modernizimit.

Ky memorandium përcakton një sërë objektivash për bashkëpunimin në rrugën drejt anëtarësimit në union, përfshirë aktivitetet e përbashkëta diplomatike dhe konsultimet trepalëshe.

“Kjo iniciativë e re do të na ndihmojë të ecim në mënyrë më efektive dhe së bashku drejt integrimit evropian. Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia kanë statusin e partnerëve të lidhur në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian”, tha ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Të tri shtetet ranë dakord të zhvillojnë iniciativa të përbashkëta në dialog me institucionet e BE-së dhe të koordinojnë pozicionet e tyre brenda Partneritetit Lindor.

David Zalkaliani, ministri i jashtëm i Gjeorgjisë, theksoi se memorandumi ishte një hap i rëndësishëm politik.