Gjermania premton 40 milionë euro ndihmë humanitare për civilët në Gaza

Gjermania premton 40 milionë euro ndihmë humanitare për civilët në Gaza

Gjermania ditën e sotme, më 18 maj premtoi 40 milionë euro ndihmë humanitare për civilët në Gaza, ku më shumë se 52,000 palestinezë janë zhvendosur nga sulmet e fundit ajrore izraelite.

"Sot, unë do të loboj për një ndihmë më të mirë humanitare në Gaza," tha Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas përpara një takimi me homologët e tij të Bashkimit Evropian për të diskutuar situatën në Izrael dhe Gaza, duke shtuar se Gjermania do të siguronte 40 milion euro.

Në të njëjtën kohë, Maas dënoi sulmet me raketa ndaj Izraelit nga Gaza nga grupi militant islamik Hamas dhe theksoi se Izraeli kishte të drejtën e vetëmbrojtjes, raporton Reuters.