Erdogan kritikon shtetet perëndimore: Po mbroni Izraelin

Erdogan kritikon shtetet perëndimore: Po mbroni Izraelin

Presidenti turk Tajip Erdogan ka kritikuar fuqitë perëndimore se nuk kanë reaguar ndaj dhunës midis Izraelit dhe Palestinës, duke veçuar Austrinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Erdogan, një mbrojtës i palestinezëve, ka folur me udhëheqësit botërorë gjatë javës së kaluar, duke bërë thirrje për të marrë masa kundër Izraelit.

Duke folur pas një takimi të kabinetit, Erdogan kritikoi miratimin e Presidentit të SHBA Joe Biden për shitjet e armëve në Izrael.

“Ju po shkruani me duart tuaja historinë me të përgjakshme që është njëkohësisht një sulm serioz joproporcional në Gaza, i cili po çon në martirizimin e mijëra njerëzve,” tha ai.

Administrata e Biden miratoi të hënën shitjen e armëve me vlerë prej 735 milion dollarësh  për Izraelin. Erdogan, në një deklaratë më vonë kritikoi Austrinë për valëvitjen e një flamuri izraelit mbi në Vjenë të premten.

“Austria po përpiqet t’i bëjë myslimanët të paguajnë çmimin për hebrenjtë që iu nënshtruan gjenocidit,” tha Erdogan.

Kancelari austriak Sebastian Kurz, i cili është pro-Izraelit, e kishte cilësuar lëvizjen një shenjë solidariteti. Izraeli ka goditur Gazën me  raketa të hënën dhe militantët palestinezë iu kundërpërgjigjën me të njëjtën mënyrë pavarësisht  diplomacisë amerikane dhe rajonale që deri më tani nuk ka arritur t’i japë fund më shumë se një javë luftimesh vdekjeprurëse midis 2 vendeve.