Fauci: Shpresoj që gjatë verës të hapen udhëtimet nga Evropa në SHBA
BKT
   Bota

Fauci: Shpresoj që gjatë verës të hapen udhëtimet nga Evropa në SHBA

Shpresoj që deri në fund të verës ose në fillim të vjeshtës të ketë një zbutje të ndalimit të udhëtimit në SHBA nga zona Schengen, deklaroi imunologu Anthony Fauci , drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID).

SHBA ende nuk i ka rihapur dyert për turistët europianë duke ruajtur ndalimin e Donald Trump, edhe nëse diplomacia është në punë dhe nuk përjashtohet mundë sia e ndryshimeve pas udhëtimit të Biden në Evropë në mes të qershorit, gjë e cila mund të sjellë zhvillime të reja.

Kujtojmë qe pandemia ka sjellë një kolaps në kompanitë e udhëtimeve.