Biden: Miliarda dollarë për familjet amerikane
BKT
   Bota

Biden: Miliarda dollarë për familjet amerikane

Në dy muaj, gati 40 milionë familje amerikane me fëmijë do të fillojnë të shohin depozitat e qeverisë federale që shfaqen në llogaritë e tyre bankare.

Është pjesë e planit të administratës së Biden për të ulur varfërinë.

Presidenti Joe Biden deklaroi se shumica dërrmuese e familjeve me fëmijë do të shohin depozitat e tyre të para më 15 korrik.

Por, ky është vetëm fillimi.

Arritja e qëllimit të administratës kundër varfërisë kërkon identifikimin e miliona prindërve me të ardhura të ulëta që nuk po paraqesin deklarata tatimore dhe inicimin e tyre në mënyrë që të marrin përfitimin e ri./atsh