Hungaria zgjat gjendjen e jashtëzakonshme
Parlamenti hungarez ka zgjatur përsëri gjendjen e jashtëzakonshme, gjë që detyron qeverinë të vendosë masa për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Parlamenti votoi për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme deri në vjeshtë, gjendje e cila krijon një kornizë për qeverinë për të lëshuar urdhra që duhet të miratohen nga parlamenti në rrethana normale.
Qeveria nacionaliste e krahut të djathtë të kryeministrit Viktor Orban e justifikoi masën duke thënë se ajo do të siguronte që rregulloret tashmë në fuqi nuk do të bëhen të pavlefshme kur gjendja aktuale e jashtëzakonshme të skadojë më 22 maj.
Opozita ka akuzuar qeverinë për abuzimin e gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar nga pandemia për rregulloret që nuk kanë asnjë lidhje me luftën kundër koronavirusit.
Një gjendje e jashtëzakonshme u vendos fillimisht për 15 ditë në fillim të nëntorit. Që atëherë është zgjatur dy herë.
Kritikët thonë se Orban abuzoi gjithashtu me kompetencat e urgjencës duke lënë korrupsionin të rritet.
Infeksionet janë në rënie në Hungari.
Por, shkalla infeksioneve të reja për 100 000 popullsi banorë në 14 ditët e fundit, ishte më e larta në BE me 193,66 raste./atsh























