“Armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit mund të arrihet të premten”
BKT
   Bota

“Armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit mund të arrihet të premten”

Izraeli dhe Hamasi mund të arrijnë një armëpushim nga e premtja. Lajmin e bën të ditur Wall Street Journal (WSJ), duke cituar zyrtarë amerikanë dhe të huaj të përfshirë në diskutime.

Zyrtarët egjiptianë kanë përparuar në negociatat me udhëheqjen e Hamasit, raportoi gazeta, ndërsa ushtria izraelite ka pranuar privatisht se është afër përfundimit të objektivave të saj.

Një zyrtar amerikan i cili nuk ka pranuar të identifikohet, i tha WSJ se ishte vendosur një mekanizëm për një armëpushim dhe se tashmë është thjesht çështje kohe.

Zyrtari gjithashtu thkesoi se anëtarët e Xhihadit Islamik Palestinez, një tjetër grup i armatosur me bazë në Gaza, mbetën një “çështje e nxehtë.”