Guatamalë, 7 të vdekur gjatë trazirave në një burg
BKT
   Bota

Guatamalë, 7 të vdekur gjatë trazirave në një burg

Të paktën shtatë të burgosur pësuan për vdekje në trazirat e burgut në qytetin Quetzaltenango.

Së paku shtatë të burgosur kanë humbur jetën gjatë trazirave në një burg në Guatamalë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale raportojnë se të paktën shtatë të burgosur pësuan për vdekje në trazirat e burgut në qytetin Quetzaltenango.

Autoritetet theksuan se disa të arrestuarve u prenë kokat dhe ngjarja ndodhi në një nga oborret e burgut.

Në burgun ku shpërtheu kryengritja, 2.252 të burgosur po vuajnë dënimin e tyre, një numër shumë më i lartë nga kapaciteti.

Në Guatemalë, shtatë persona u vranë dhe 25 u plagosën në trazirat që shpërthyen në burg më 27 prill të vitit 2018.