Policia belge në kërkim të ushtarit të ekstremit të djathtë
I dyshuari është njohur si Jurgen Conings, një instruktor ushtarak i qitjes që mori armë nga një kazermë.
Njësitë speciale të policisë belge janë në kërkim të një ushtari të armatosur rëndë me pikëpamje të ekstremit të djathtë, të cilët ata besojnë se përbën një kërcënim serioz.
Sipas policisë, thuhet se ai ka bërë kërcënime në të kaluarën kundër virologut Marc Van Ranst, i cili drejtoi reagimin e shëndetit publik të Belgjikës ndaj virusit.
Van Ranst dhe familja e tij janë dërguar në një vend të sigurt.
Raportet e fundit thonë se rreth 350 policë dhe disa ushtarakë janë vendosur pranë kufirit Hollandez. Gjashtë të shtëna ose “shpërthime” thuhet se u dëgjuan në zonë në 18:35 me kohën lokale (17:35 BST), por është e paqartë nëse këto ishin të shtëna me armë zjarri.
Policia i bëri thirrje publikut që të mos i afrohej të dyshuarit, por të vihej në kontakt nëse ai ishte pikasur. Autoritetet thonë se ai përfaqëson nivelin më të lartë të kërcënimit dhe mund të ketë plane për të sulmuar individë ose institucione.
Për orë të tëra një pyll u kontrollua pranë qytetit Dilsen-Stokkem, jo shumë larg shtëpisë së tij në provincën veriore të Limburg, pasi një makinë që thuhet se i përkiste ushtarit u pikas që përmbante armë të rënda.
Brenda makinës ata gjetën katër raketa, një tank dhe municione. Ata besojnë se i dyshuari është ende i armatosur me armë të tjera, duke përfshirë një automatik, dhe mbante veshur një jelek antiplumb.
Policia më pas mbylli parkun kombëtar Hoge Kempen, një zonë prej 12 mijë hektarësh (46 milje katrore) jo shumë larg kufirit holandez.























