10:01 / 21.05.2021
Von der Leyen: Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit një arritje
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen përshëndeti armëpushimin që hyri në fuqi mes Izraelit dhe Hamasit.
“U bëj thirrje dy palëve të konsolidojnë dhe të stabilizojnë situatën për një kohë të gjatë”, shtoi ajo.
“Vetëm një zgjidhje politike do të sjellë paqe dhe siguri të qëndrueshme për të gjithë”, shkruan ajo në Twitter.
Pas përpjekjeve intensive diplomatike, armëpushimi mes Izrealit dhe Hamasit hyri në fuqi sot në mëngjes në Rripin e Gazës duke i dhënë fund 10 ditëve përplasjesh, konfrontimi i tyre më i përgjakshëm që prej disa vitesh.
Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, lëvizja islamike në pushtet në Rripin e Gazës, hyri zyrtarisht në fuqi në orën lokale 02:00 (23:00 GMT)./atsh























