11:47 / 21.05.2021
Spanja kthen 6,500 emigrantë në Marok
Mbi 6,500 emigrantë nga 8,000, të cilët kishin hyrë gjatë javës në enklavën afrikanoveriore spanjolle në Ceuta, janë kthyer prapa në Marok, njofton ministri i brendshëm spanjoll, Fernando Grande-Marlaska.
Marlaska tha për Radio Cope se situata tash është ‘normale’ në krahasim me ditët e mëparshme dhe shpreson që ky incident diplomatik me Marokun ka me zgjatë ‘sa më shkurt që është e mundur’, raporton Reuters.
Të hënën Maroku humbi kontrollin kufitar me Ceuta kur mijëra emigrantë kaluan në enklavë, një lëvizje kjo e interpretuar si shpagim për pritjen e Spanjës të liderit të Saharës Perëndimore, Brahim Ghali, i cili që një muaj po trajtohet në një spital spanjoll./rtklive.com























