Internet Explorer shpejt del në pension
BKT
   Bota

Internet Explorer shpejt del në pension

Kompania teknologjike, Microsoft, ka njoftuar se Internet Explorer do të dalë vitin e ardhshëm në pension pas më shumë se 26 vjet shërbimi.

Agjencia e lajmeve, BBC, tregon se shfletuesi veteran i internetit u lancua bashkë me Windows 95 dhe se pas qershorit të vitit 2022 nuk do të shfaqet më në versionet e konsumatorëve të Windows 10-ës.

Për disa vjet, kompania e hoqi shfletuesin e vjetër, por iu desh që në vitin 2019 të linte vend për të për arsye sigurie. Asokohe u vlerësua se tetë për qind e njerëzve ende e përdornin shfletuesin.

Ndërkohë, Microsoft Edge, zëvendësuesi i tij, disponon një modalitet pajtueshmërie te Internet Explorer, i cili do të vazhdojë të funksionojë.

BBC shpjegon se faqet e vjetra të internetit janë ndërtuar mbi bazat e teknologjisë së vjetër të internetit dhe shfletuesit modernë hasin probleme me përpunimin.

Sean Lyndersay, menaxheri i Microsoft Edge, ka shkruar në blog se shfletuesi më i ri është “një përvojë më e shpejtë, më e sigurt dhe më moderne e shfletimit”. Madje, mund të merret edhe me aplikacionet e vjetra.

Lidhur me nxjerrjen në pension të shfletuesit, Microsoft-i ka detajuar se përmbahen edhe disa përjashtime përfshirë versionet e vjetra të Windows-it.

Më parë, ndërmjet viteve 2000 dhe 2005, Internet Explorer gëzonte 90 për qind të tregut. Ndërsa sot, shfletuesi më i përdorur është Google.

Më pas, në vitin 2013, Microsoft-i u gjobit me 561 milionë euro për dështim të promovimit të shfletuesve alternativë brenda sistemit të vet operativ, Windows.

Ndër ndryshimet më të fundit të kompanisë është edhe lloji i shkrimit. Microsoft-i ka njoftuar gjatë muajit prill se po planifikon të ndryshojë llojin e paracaktuar të shkrimit në të gjitha produktet e tij që prej vitit 2007, i cili është Calibri.

Për ta realizuar këtë, kompania ka ftuar përdoruesit të votojnë për të preferuarin e tyre ndërmjet pesë pretendentëve çka do të bëj që më i popullarizuari të formojë pamjen e re.