Gjykata kanadeze: Akt terrorist rrëzimi i avionit ukrainas nga Irani
BKT
   Bota

Gjykata kanadeze: Akt terrorist rrëzimi i avionit ukrainas nga Irani

Një vendim i lëshuar nga Gjykata Superiore e Drejtësisë në Ontario deklaroi se rrëzimi i avionit ukrainas PS752 nga Irani në 8 Janar të vitit të kaluar ka qenë i qëllimshëm.

Të gjithë 176 pasagjerët dhe ekuipazhi u vranë gjatë rrëzimit të avonit. Më shumë se 80 nga pasagjerët ishin iranianë, 63 ishin kanadezë, 3 ishin britanikë, 4 ishin afganë, 10 ishin suedezë dhe 3 ishin gjermanë.

Aeroplani u rrëzua nga dy raketa të shtëna nga trupat paramilitare të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) për shkak të asaj që u përshkrua nga Irani si një gabim teknik.

“Paditësit kanë vërtetuar se rrëzimi i ‘Fluturimit 752’ nga të pandehurit ishte një akt terrorizmi dhe përbën ‘veprimtari terroriste”, shkroi Edward Belobaba në vendimin e tij të lëshuar të Enjten.

Çështja u dërgua në Gjykatë nga katër familje të viktimave, njofton euronews.albania.

Rrëzimi i avionit ndodhi gjatë një periudhe tensioni të shtuar midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara për shkak të Iranit që kishte qëlluar në bazat ushtarake amerikane dhe vrasjes së SHBA-së ndaj gjeneralit të lartë Ghassem Soleimani.

Qeveria Kanadeze gjithashtu do të lëshojë analizën e saj mjeko-ligjore të rrëzimit në javët e ardhshme, me gjetjet e saj faktike mbi tragjedinë.