Macron dhe Castex rritje të ndjeshme në sondazhe
BKT
   Bota

Macron dhe Castex rritje të ndjeshme në sondazhe

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri, Jean Castex kanë shënuar një rritje të ndjeshme në sondazhe në Francë.

“Presidenti dhe kryeministri kanë marrë 42% të mendimeve pozitive në këtë fazë të karakterizuar nga rihapja pas lock-out”, sipas një sondazhi të BVA-së.

Për Macron, bëhet fjalë për një rritje të popullaritetit me tre pikë në një muaj nisur nga të gjithë mbështetësit e të gjitha palëve.

Castex regjistroi një rritje me gjashtë pikë duke marrë mendime pozitive kryesisht nga e majta.

Për sa i përket rihapjes, 65% e francezëve shprehen optimistë./atsh