Mijëra çekë bëjnë thirrje për një gjyqësor të pavarur
Mijëra qytetarë në Republikën Çeke manifestuan për të kërkuar një sistem gjyqësor të pavarur.
Lëvizja “Një milion momente për demokracinë” organizoi protestën në qendër të Pragës.
Zëdhënësi Benjamin Roll kërkoi nga ministrja e Drejtësisë, Marie Benesova që të linte postin e saj dhe akuzoi 73-vjeçaren për presion ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, Pavel Zeman për të dhënë dorëheqjen.
Zeman, 48 vjeç, ka njoftuar se do të largohet nga posti i tij në fund të qershorit pas më shumë se 10 vitesh në detyrë.
Kryeministri çek, Andrej Babis po përballet me kritika për konflikte të mundshme të interesit si një politikan dhe biznesmen.
Policia ka kohë që ka hetuar një rast të mashtrimit të dyshuar të subvencioneve ekuivalente për rreth dy milionë euro në lidhje me vendpushimin ”Stork’s Nest”, i vendosur rreth 50 kilometra në jug të Pragës.
Vendi do të mbajë zgjedhjet parlamentare në fund të tetorit./atsh























