16:57 / 23.05.2021
Të paktën nëntë të vdekur në një aksident me teleferik në Itali
Të paktën nëntë njerëz kanë vdekur sot dhe dy fëmijë u plagosën kur u rrëzua një teleferik që lidh qytetin e Stresit, në brigjet e liqenit Maggiore dhe malin Motarone, në rajonin e Piemonte në veri të Italisë.
Agjencia ANSA deklaron se në kohën e aksidentit, ishin 11 pasagjerë në kabinën e teleferikut dhe se fëmijët e plagosur u transferuan me helikopter në spitalin e Torinos.
Sipas shërbimit të shpëtimit, teleferiku ishte në një lartësi të madhe në kohën e rënies, raporton AP.
Teleferiku Stresa Motarone transporton turistë dhe vendas nga qyteti i famshëm i Stresit në brigjet e liqenit Maggiore, në majë të malit Motarone në një lartësi prej gati 1.400 kilometra në 20 minuta, sipas Reuters.























