Guvernatorja e Michiganit kërkoi ndjesë meqë në një aheng nuk mbajti maskë
Sjellja e saj u dënua nga publiku, prandaj guvernatorja vendosi të flasë dhe të kërkojë falje.
Guvernatorja e Michiganit në SHBA, Gretchen Whitmer i ka kërkuar falje publikut pasi në mediat sociale u shfaq një fotografi e saj në të cilën shihet se nuk mban maskë gjatë një ahengu në një restorant lokal.
Sjellja e saj u dënua nga publiku, prandaj guvernatorja vendosi të flasë dhe të kërkojë falje.
"Gjatë epidemisë, kam qenë e kujdesshme dhe jam përpjekur të respektojë rregullat publike. Dje isha në një restorant me miqtë dhe turma po bëhej më e madhe. Meqenëse të gjithë jemi vaksinuar, nuk menduam shumë për këtë. Tani kur sërish e mendoj, e kuptoj se duhej të mendonim për këtë. Edhe unë jam një njeri, mund të bëj gabim, kërkoj ndjesë", tha Whitmer.
Baret dhe restorantet në shtetin e Michiganit mund të punojnë me kufizime të numrit të mysafirëve dhe me kusht që të respektohet distanca fizike në pajtim me masat kundër përhapjes së COVID-19.
Ajo ishte cak i kritikave edhe në muajin shkurt kur me një avion privat udhëtoi për në Florida për të vizituar të atin ndërsa njëkohësisht bënte thirrje që qytetarët të mos udhëtojnë jashtë shtetit.























