11:59 / 24.05.2021
Hungari, Gjykata Kushtetuese shfuqizon ”ligjin e skllavërisë”
”Shuplakë” nga Gjykata Kushtetuese e Hungarisë për kryeministrin Viktor Orban.
I ashtuquajturi ”ligji i skllavërisë”, që rrit tavanin e orëve shtesë në 400 orë në vit, është shpallur “antikushtetues”.
Gjykata vendosi që ”askush nuk mund të pushohet nga puna nëse refuzon orët shtesë” dhe se ”puna shtesë duhet të paguhet brenda vitit”.
Mbështetur fuqimisht nga qeveria Orban, ligji u miratua në vitin 2018, pavarësisht se mijëra hungarezë dolën në rrugë për të protestuar./atsh























