Iran, në 24 orët e fundit 251 persona kanë humbur jetën nga COVID-19
BKT
   Bota

Iran, në 24 orët e fundit 251 persona kanë humbur jetën nga COVID-19

Me vdekjen e 251 personave, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 78.848.

Me vdekjen e 251 personave si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), në Iran numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 78.848.

Ministria e Shëndetësisë e Iranit njoftoi se në 24 orët e fundit janë zbuluar 11.005 raste me COVID-19 dhe 1.605 nga këta janë hospitalizuar.

Më tej thuhet se numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 2.843.523 dhe me vdekjen e 251 personave, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 78.848.

Ndërkaq, bëhet e ditur se 4.753 pacientë janë nën kujdes intensiv dhe se që nga fillimi i pandemisë, numri i të shëruarve është rritur në 2.347.752.

Irani, me një popullsi prej rreth 83 milionë banorësh, deri më tani ka kryer 19.054.521 teste për COVID-19.

- Në Iran gjithsej janë kryer 3.069.035 doza vaksinë

Gjithashtu njoftohet se në vend, 2.608.182 persona kanë marrë dozën e parë, kurse 460.853 të tjerë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19

Në vend deri më tani janë kryer gjithsej 3.069.035 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas nivelit të rrezikut, 8 qytete në Iran janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm të "kuq", 233 qytete si zona "portokalli", 207 qytete si zona të "verdha" dhe asnjë qytet si zonë "blu". Ndërkohë është ndaluar hyrja dhe dalja në qytetet me ngjyrë "të kuqe" dhe me ngjyrë "portokalli".