Bjellorusi: Fluturimi u devijua pas një kërcënimi për bombë nga Hamasi
Sipas zyrtarëve bjellorusë, Hamasi kërcënoi që do të hidhte në erë avionin mbi hapësirën ajrore të Bjellorusisë nëse Bashkimi Evropian nuk dënon Izraelin për konfliktin në Rripin e Gazës.
Bjellorusia ka deklaruar të hënën se fluturimi LH1487 u devijua pas një mesazhi kërcënimi nga grupi militant i Hamas-it.
Drejtori i Ministrisë së Transportit Bjellorusi Artem Sikorski tha se në mësazh shkruhej: “Ne, ushtarët e Hamasit, kërkojmë që Izraeli të ndalojë zjarrin në sektorin e Gazës.
“Ne kërkojmë që Bashkimi Evropian të ndërpresë mbështetjen e tij për Izraelin (…) nëse kërkesat tona nuk plotësohen, një bombë do të shpërthejë (në bordin e avionit Ryanair) mbi Vilnius.”
Deklaratat e Sikorski-t vijnë ndërsa Bjellorusia po përballet me kritika globale pasi detyroi një fluturim nga Athina për në Lituani në të cilin udhëtonte gazetari opozitar Roman Protasevich. Ky i fundit, u arrestua pas uljes së avionit. Bashkimi Evropian, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar e kanë dënuar devijimin e fluturimit dhe arrestimin e Protasevich.























