Irani pajtohet të zgjasë marrëveshjen e KB-së në vendet bërthamore
Marrëveshja i jep organit vëzhgues të Kombeve të Bashkuara (KB) qasje të kufizuar për të monitoruar impiantet bërthamore të Iranit, pasi i mbaroi marrëveshja fillestare tre-mujore të dielën.
Përfaqësuesit e Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), të hënën e 24 majit, kanë rënë dakord të zgjasin marrëveshjen një muaj mbi kamerat e mbikqyrjes në vendet atomike të Teheranit.
Marrëveshja i jep organit vëzhgues të Kombeve të Bashkuara (KB) qasje të kufizuar për të monitoruar impiantet bërthamore të Iranit, pasi i mbaroi marrëveshja fillestare tre-mujore të dielën.
“Verifikimi dhe aktivitetet e monitorimit për të cilat kemi rënë dakord do të vazhdojnë pasi ato janë tani për një muaj, duke skaduar më 24 qershor 2021”, tha drejtori i përgjithshëm i IAEA-së Rafael Grossi, në një konferencë shtypi.
Përfaqësuesi i Iranit në IAEA, Kazem Gharibabadi, konfirmoi marrëveshjen.
Çfarë është marrëveshja e monitorimit?
Marrëveshja konfidenciale e quajtur “Protokolli Shtesë” me Iranin lejon IAEA-në të mbledhë dhe analizojë imazhe nga një seri kamerash vëzhgimi të instaluara në vendet bërthamore iraniane.
Kamerat ndihmojnë agjencinë e KB-së të monitorojë programin e Teheranit për të parë nëse përputhet me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.
Në dhjetor, parlamenti i Iranit miratoi një projekt-ligj për të pezulluar një pjesë të monitorimit të KB-së për objektet e tij bërthamore nëse nënshkruesit evropianë nuk siguronin lehtësime sanksionesh.
Një marrëveshje tre-mujore u arrit më pas në shkurt, duke i dhënë IAEA-së akses të kufizuar. Por Teherani kishte kërcënuar të fshinte të dhënat e mbikëqyrjes nëse nuk arrihej ndonjë marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Grossi tha se Irani ka rënë dakord që informacioni që IAEA-ja ka mbledhur deri më tani nuk do të fshihet.
Zgjidhja e përkohshme “nuk është ideale”, tha Grossi. Por “kjo është një mënyrë për të shmangur fluturimin plotësisht të verbër dhe humbjen e informacionit thelbësor”, shtoi ai.
Bisedimet e marrëveshjes bërthamore
Diplomatët perëndimorë kishin paralajmëruar më parë se inspektimet e IAEA-së ishin thelbësore për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të Iranit 2015-të.
Teherani po përdor inspektimet si levë në bisedimet me Vjenën rreth marrëveshjes, e cila përfshin kufizime në programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.
Një raund negociatash që përfshijnë Gjermaninë, Francën, Britaninë, Rusinë dhe Kinën është vendosur të fillojnë këtë javë në Vjenë.
Bisedimet janë përqendruar në kthimin e SHBA-së në marrëveshje dhe negocimin e një serie të re të kufizimeve bërthamore për Iranin.























