Meksikë, vritet drejtori i policisë në rajonin Sinaloa
BKT
   Bota

Meksikë, vritet drejtori i policisë në rajonin Sinaloa

Ministri i sigurisë publike në Sinaloa, Cristobal Castaneda deklaroi se trupi i Soto u gjet në një automjet të shpuar nga plumbat në afërsi të Culiacan, kryeqytetit të rajonit.

Drejtori i policisë në rajonin Sinaloa të Meskikës, Joel Ernesto Soto ka humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë.

Ministri i sigurisë publike në Sinaloa, Cristobal Castaneda deklaroi se trupi i Soto u gjet në një automjet të shpuar nga plumbat në afërsi të Culiacan, kryeqytetit të rajonit.

Castaneda e ka cilësuar ngjarjen si "një sulm të ulët" dhe ka theksuar se nuk ka asnjë lajm për truprojën e Soto.

Rajoni Sinaloa njihet si vendi ku operojnë shumë banda të drogës.