Arrestohet Rocco Morabito, një nga anëtarët më të vjetër të ”Ndrangheta”-s
BKT
   Bota

Arrestohet Rocco Morabito, një nga anëtarët më të vjetër të ”Ndrangheta”-s

Rocco Morabito, një nga anëtarët më të vjetër të mafies italiane ”Ndrangheta”, i cili u arratis nga një burg uruguajan në 2019, u arrestua në Brazil, deklaroi ministri i Drejtësisë Anderson Torres.

”Morabito u arrestua në Joao Pessoa, Brazili Lindor, gjatë një operacioni të përbashkët midis policisë federale të vendit dhe Interpolit”, theksoi ministri.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA njoftoi se autoritetet italiane dhe amerikane ishin gjithashtu të përfshira në arrestim.

Morabito, 54 vjeç, u arratis nga burgu INR në Montevideo ku po priste ekstradimin në Itali së bashku me tre të burgosur të tjerë në qershor 2019.

Pas arrestimit të tij në Uruguaj, në shtator 2017, Morabito u përshkrua nga ish-ministri i Brendshëm italian, Marco Minniti si “i arratisuri numër një” i ”Ndrangheta”.

Ai është renditur nga Ministria e Brendshme italiane si një nga 10 të arratisurit italianë më të rrezikshëm./atsh