SHBA kthen në bombardues qindra avionë transporti
BKT
   Bota

SHBA kthen në bombardues qindra avionë transporti

Forcat Ajrore Amerikane së fundmi kanë mbyllur me sukses një program eksperimental që do të kthejë shumë shpejt avionët e mallrave në avionë bombardues.

Një veprim i tillë bën të mundur që të rritet kapaciteti ushtarak në rast se shpërthen lufta. Ndër të tjera bëhet me dije se sistemi i ri do të lejojë që avionët C-17 Globemaster III dhe C-130 Hercules të bëhen makineri vdekje prurëse.

Pas dy vitesh eksperimente, Forcat Ajrore testuan me sukses predhën e parë me parashutë, të hedhur nga një avion transporti mallrash.

Projekti më i ri duket se është aq e ndjeshme sa në momentin që ndodhet pak larg nga avioni aktivizohet duke u lëshuar drejt objektivit.