Dënohen ish-oficerët e Ministrisë së Brendshme Ruse
BKT
   Bota

Dënohen ish-oficerët e Ministrisë së Brendshme Ruse

Gjykata ushtarake ruse ka dënuarish-punonjësit e Drejtorisë Kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme për Territorin e Krasnodarit, Maxim Kotomanov dhe Dmitry Krasilnikov, me nga 17 dhe 14 vite burg.

Kotomanov dhe Krasilnikov, gjatë fillim vitit 2018 kishin përgatitur rreth 200 letra për ambasadat, misionet tjera diplomatike, si dhe drejtuesit e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, të cilat letra në brendësi kishin substancë toksike të Klorur merkurit.

Ata kishin arritur të dëgjonin disa nga letrat në ambasadat e Bullgarisë, Hungarisë, Italisë, Kanadasë, Holandës, Polonisë, Arabisë Saudite,Francës etj.

Një pesë e konsideruar e letrave nuk ishte dërguar, pasi që letrat që duhej të dërgoheshin jashtë Rusisë ishin hapur në Posten Ruse me qëllim klasifikimin e tyre.

Letrat ishin të falsifikuara dhe ishin dërguar në emër të deputetit të Dumës Ruse, Sergei Zheleznjak, i cili posa kishte mësuar për dërgim të letrave në emrin e tij kishte kërkuar nga organet e sigurisë që të zbardhnin rastin.

Gjatë seancës dëgjimore, Kotomanov kishte deklaruar se kishte marr një letër nga Alexander Zhukov, i cili i kishte premtuar 30 mijë rubla për çdo letër të dërguar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e Kotomanov ishin gjetur kemikate dhe peshore të ndryshme, në të cilat u gjetën grimca të Klorur merkurit.