IRAN: Hiqen kandidatët e moderuar nga lista e zgjedhjeve presidenciale
BKT
   Bota

IRAN: Hiqen kandidatët e moderuar nga lista e zgjedhjeve presidenciale

Autoritetet iraniane publikuan sot një listë me shtatë kandidatë ultrakonservatorë, të autorizuar për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në qershor, ndërkohë që u hoqën kandidatët e moderuar.

Çuditërisht, kandidatura e ish-presidentit, Mahmoud Ahmadinexhad (populist), tashmë e pavlefshme në 2017, u refuzua, por kundër çdo pritshmërie, edhe kandidatura e Ali Larijanit, ish-kryetari i Parlamentit, gjithashtu u refuzua, si dhe ajo e zëvendëspresidentit, Eshaq Jahanguiri (reformator).

Sipas listës nga Ministria e Brendshme publikuar nga agjencia zyrtare Irna, kandidatë e autorizuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit janë, Amirhossein Ghazizadeh-Hachémi (ultrakonservator), guvernatori i Bankës Qendrore, Abdolnasser Hemmati (reformator), Saïd Jalili, ish-sekretari i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare (ultrakonservator), Mohsen Mehralizadeh, ish-zëvendëspresident (reformator), kreu i Autoritetit Gjyqësor, Ebrahim Raissi (ultrakonservator), Gjenerali, Mohsen Rézaï, ish-komandant i përgjithshëm i Gardave Revolucionare (ultrakonservator) dhe deputeti, Alireza Zakani (ultrakonservator).

Zgjedhjet e fundit presidenciale u fituan nga nga Hassan Rohani, një figurë udhëheqëse në të ashtuquajturën lëvizje e moderuar, i cili fitoi rizgjedhjen e tij në raundin e parë.

Kushtetuta e ndalon atë të kandidojë për një mandat të tretë radhazi./atsh