16:36 / 25.05.2021
BE: Thelbësore rritja e kapacitetit të prodhimit të vaksinave
Ritmi i vaksinimeve, i rritur në të gjithë Bashkimin Europian dhe përmirësimi i situatës epidemiologjike të përgjithshme do të mundësojë një rihapje graduale të shoqërive tona, sipas përfundimeve të drejtuesve të 27 vendeve të BE-së për COVID-19.
Por, drejtuesit e Bashkimit Europian paralajmërojnë gjithashtu se ”duhet të qëndrojmë vigjilentë dhe të merren masat e nevojshme”.
“Më në fund puna themelore në vazhdim do të jetë rritja e prodhimit të vaksinave dhe për të garantuar një furnizim adekuat dhe afatgjatë të BE-së”, theksuan ata./atsh























