18:09 / 25.05.2021
Turqia njofton nisjen e raundit të katërt të bisedimeve me Greqinë
Ankara ka njoftuar për nisjen e raundit të katërt të bisedimeve për masat që duhen marrë për ndërtimin e besimit mes zyrtarëve ushtarakë grekë dhe turq me 26 dhe 27 maj.
Lajmin e bëri të ditur ministria e Mbrojtjes në Turqi, në një njoftim për shtyp të martën. Takimi do të mbahet virtualisht, për shkak të pandemisë.
Bisedimet kanë nisur në vitin 2002 por u ndërprenë në vitin 2016. Negociatat rinisën në Janar 2021 mes presionit nga BE dhe Gjermania në veçanti, për të zbutur tensionet e përshkallëzuara në Mesdheun lindor.
Kurse, raundi i tretë u mbajt në Athinë në shkurt të vitit 2020.























