Bundestagu gjerman: Ulja e aeroplanit në Minsk u bë me pëlqimin e Rusisë
BKT
   Bota

Bundestagu gjerman: Ulja e aeroplanit në Minsk u bë me pëlqimin e Rusisë

Ulja e aeroplanit Ryanair në Minsk u bë me pëlqimin e Rusisë. Ky mendim u shpreh nga kreu i Komitetit të Politikës së Jashtme të Bundestagut gjerman, Norbert Röttgen, Politikani gjerman vuri në dukje se pa mbështetjen e Moskës, Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, nuk do të kishte qenë në pushtet kaq gjatë. Përveç kësaj, Röttgen bëri thirrje për sanksione kundër Minskut, veçanërisht kundër ushtrisë, ndërmarrjeve shtetërore dhe strukturave të sigurisë.

E gjitha filloj më 23 maj, kur një aeroplan i Kompanisë ajrore Ryanair, rrugës nga Athina në Vilnius, ishte urdhëruar që të ulet me urgjencë në aeroportin  e Minskut, kinse për shkak të një mesazhi për vendosje të një bombe, mesazh i cili nuk u konfirmua më vonë.
Për të shoqëruar aeroplanin, u ngrit një aeroplan luftarak MiG-29 i Forcës Ajrore Bjelloruse. Pas uljes së dhunshme të aeroplanit, Forcat bjelloruse të sigurisë arrestuan dhe e nxorën nga aeroplani blogerin dhe ish-kryeredaktorin e kanalit `NEXTA Telegram`, Roman Protasevich, i njohur për qëndrimet e tija kundër Lukashenkos.
Incidenti i Rayanair u dënua nga demokracitë perëndimore, disa prej tyre menjëherë pas incidentit ndaluan linjat e tyre ajrore që të fluturonin në hapësirën ajrore të Bjellorusisë dhe gjithashtu u bënë thirrje autoriteteve të Bjellorusisë që të lirojnë Protasevich.
Edhe Bashkimi Evropian në samitin e mbajtur më 24 maj, dënoj incidentin dhe mori vendim për të ndaluar linjat ajrore Bjelloruse të fluturojnë në BE dhe për të miratuar sanksione ekonomike shtesë.
 
Aeroplani i Ryanair, i cili kishte në bord blogerin e opozitës bjelloruse, Roman Protaseëitsch, aterron në Vilnus