Sllovakia miraton përdorimin e vaksinës Sputnik V
BKT
   Bota

Sllovakia miraton përdorimin e vaksinës Sputnik V

Qeveria sllovake i ka dhënë dritën jeshile vaksinimit me vaksinën antiCOVID-19 ruse Sputnik V.

Sllovakia mori dërgesën e parë me 200 000 doza në mars.

Për mungesë të informacionit të nevojshëm, Sputnik V nuk është miratuar deri më tani nga EMA ose Instituti Shtetëror Sllovak për Kontrollin e Barnave (Sukl).

Sipas rezolutës së botuar, qeveria e kryeministrit Eduard Heger ka udhëzuar ministrin e Shëndetësisë, Vladim¡r Lengvarsky, të “lejojë vaksinimin me vaksinën e lartpërmendur, derisa të shterohen 200 mijë dozat e importuara”.

Deri më tani, rreth 30% e popullsisë në Sllovaki ka marrë të paktën dozën e parë të njërës prej vaksinave antiCOVID-19.

Aktualisht, vendi po përdor kryesisht vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Moderna./atsh