Kenia dhe Egjipti nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në mbrojtje
Egjipti gjithashtu nënshkroi marrëveshje të ngjashme me Burundin dhe Ugandën në prill.
Kenia të mërkurën njoftoi se ka nënshkruar marrëveshje teknike për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Egjiptin.
Ministria e Mbrojtjes së Kenias njoftoi se ministrja e Mbrojtjes, Monica Juma dhe Shefi i Shtabit egjiptian gjeneral lejtnant Mohamed Farid Hegazy u takuan dhe nënshkruan marrëveshjen.
"Gjatë bisedimeve dypalëshe të mbrojtjes, palët nënshkruan një marrëveshje teknike për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes që synon thellimin e partneritetit në çështjet e përfitimit të ndërsjellë", theksoi ministria.
Ministria nuk dha detaje të mëtejshme mbi atë që përfshin marrëveshja, megjithëse marrëveshje të ngjashme janë nënshkruar në të kaluarën me vendet e tjera të Afrikës Lindore të vendosura brenda ose rreth Pellgut të Nilit.
Në mars, Egjipti dhe Sudani nënshkruan një marrëveshje që premton përfitime reciproke në çështjet që lidhen me sigurinë kombëtare dhe bashkëpunimin ushtarak. Egjipti gjithashtu nënshkroi marrëveshje të ngjashme me Burundin dhe Ugandën në prill.
Marrëveshja e fundit vjen mes tensioneve të larta përgjatë Pellgut të Nilit në një kohë kur Etiopia planifikon të fillojë fazën e dytë të mbushjes së Digës së Rilindjes së Madhe Etiopiane (GERD) të vendosur përgjatë Nilit.























