Venezuelë, Maduro për heqjen e sanksioneve varet nga bisedimet me opozitën
BKT
   Bota

Venezuelë, Maduro për heqjen e sanksioneve varet nga bisedimet me opozitën

Ai po ashtu miratoi pjesëmarrjen e komunitetit ndërkombëtar në negociata, veçanërisht ndikimin e qeverisë norvegjeze në proces.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka bërë të ditur se duhet të plotësohen tre kërkesa që të fillojnë negociatat e reja midis qeverisë dhe opozitës së udhëhequr nga Juan Guaido.

"Gjëja e parë që unë vendosa në tryezë janë tre pika, heqja e menjëhershme e të gjitha sanksioneve dhe masave të njëanshme shtrënguese, njohja e plotë e Asamblesë Kombëtare dhe kompetencat e shtetit, si dhe kthimi i llogarive bankare të 'Petroleos de Venezuela' dhe të Bankës Qendrore të Venezuelës (që janë ngrirë nga SHBA-ja)", tha Maduro.

Ai shtoi se është "i lumtur", sepse "e djathta ekstreme" tani po drejtohet në rrugën zgjedhore dhe të negociatave. Ai po ashtu miratoi pjesëmarrjen e komunitetit ndërkombëtar në negociata, veçanërisht ndikimin e qeverisë norvegjeze në proces.

"Pajtohem, e ratifikoj atë, me një tryezë të gjerë dialogu kombëtar. Pajtohem që qeveria e Norvegjisë të marrë pjesë. Pajtohem që të ftohen sektorë të ndryshëm ndërkombëtar", tha Maduro.

Guaido, i cili mbajti një konferencë për media më herët gjatë ditës, përsëriti kërkesën e tij për zgjedhje presidenciale dhe të përgjithshme "të lira, të drejta dhe të verifikueshme" në Venezuelë.

Në propozimin e opozitarit Guaido për negociatat, i cili u përcaktua më 11 maj, ai përcaktoi heqjen e sanksioneve të SHBA-së në këmbim të zgjedhjeve që do të mbahen.