Deputetët e Hong Kongut riorganizojnë sistemin zgjedhor
BKT
   Bota

Deputetët e Hong Kongut riorganizojnë sistemin zgjedhor

Në ligjin e ri do të zbatohen ndryshimet gjithëpërfshirëse të miratuara në mars rreth mënyrës se si qytetarët e Hong Kongut zgjedhin deputetët dhe shefin ekzekutiv.

Deputetët e Hong Kongut votuan sot për të përmirësuar sistemin zgjedhor të qytetit.

Dyzet ligjvënës votuan për projekt-ligjin ndërsa dy e kundërshtuan atë, njoftoi media shtetërore RTHK News. Deputetët e opozitës munguan në seancë.

Rishikimi, i cili u kritikua nga kryeqytetet perëndimore, u miratua nga legjislatura e lartë e Kinës në fillim të marsit.

Sipas ndryshimeve të reja, anëtarët e Këshillit Legjislativ të Hong Kongut, ose LegCo, do të rriten në 90 nga 70 sa i ka tani.

Megjithatë, numri i ligjvënësve të zgjedhur nga publiku do të bie nga 40 aktualë, përfshirë "super vendet" e këshillit me 5 rrethe në 20.

Kina solli ndryshime në mënyrën se si qytetarët e Hong Kongut zgjedhin përfaqësuesit e tyre LegCo dhe shefin ekzekutiv pasi vendosën një ligj të diskutueshëm të sigurisë kombëtare korrikun e kaluar.

Ligji u vendos pasi Hong Kongu u trondit nga protestat anti-qeveritare në vitin 2019 në përgjigje të projekt-ligjit tani të ndaluar të ekstradimit.