Gjermania planifikon të vaksinojë fëmijët mbi 11 vjeç deri në gusht
BKT
   Bota

Gjermania planifikon të vaksinojë fëmijët mbi 11 vjeç deri në gusht

Gjermania planifikon që të ketë mjaftueshëm doza të vaksinës për koronavirusin për t’u bërë dozën e parë të gjithë fëmijëve mbi 12 vjeç deri në fund të gushtit.

Ndërsa më shumë se 40 për qind e popullsisë e kanë marrë të paktën një dozë, qeveria e ka thyer tashmë vëmendjen tek vaksinimi i adoleshentëve. Kancelaria Angela Merkel do ta diskutojë gjatë ditës së sotme draftin edhe me drejtuesit e 16 shteteve federale.

Opinioni është i ndarë rreth kësaj çështjeje dhe paneli kryesor i ekspertëve të Gjermanisë për vaksinimet është treguar i rezervuar. Disa shkencëtarë thonë se, për shkak të mungesës së të dhënave për efektet afatgjata, mund të jetë më mirë të vaksinohen vetëm adoleshentë me faktorë rreziku.

Një dokument i vënë në dispozicion para bisedimeve, e bën të qartë që qeveria do të vijojë përpara me qëllimet për të vaksinuar adoleshentët.