16:18 / 27.05.2021
Gjermani, shkon në afro 88 mijë numri i viktimave nga COVID-19
Të dhënat e Institutit Robert Koch (RKI) tregojnë se gjithsej 87.995 persona e kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.
Në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit (COVID-19) kanë humbur jetën 269 persona.
Të dhënat e Institutit Robert Koch (RKI) tregojnë se gjithsej 87.995 persona e kanë humbur jetën si rezultat i infeksionit me koronavirus.
Në 24 orët e fundit, COVID-19 u konfirmua tek 6.313 persona, duke e çuar totalin në 3.662.490. Incidenca javore, gjegjësisht numri i të sapoinfektuarve në 100 mijë banorë është 41.
Dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 në Gjermani e kanë marrë më shumë se 34.54 milionë persona ndërsa të dytën 13.05 milionë.























