Presidenti polak Andrzej Duda e quan Rusinë shtet jo normal dhe agresor
BKT
   Bota

Presidenti polak Andrzej Duda e quan Rusinë shtet jo normal dhe agresor

Presidenti polak Andrzej Duda, gjatë një vizite në kufirin administrativ në mes Gjeorgjisë dhe Osetisë Jugore u shpreh se Rusia nuk ështëvend normal, nuk është një shtet që sillet normalisht, është njështet agresor dhe kjo më se miri mund të shihet ne një vend si ky.

Presidenti Duda tha se kjo kërkon veprim nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Për këtë duhet të ketë veprime të përhershme diplomatike, nëmënyrë që të kërkohet tërespektohen ligjet ndërkombëtare. Nëse Rusia do tërespektonte ligjet ndërkombëtare nuk do të kishim situata të këtilla, ku Rusi ka pushtuar rajonet eOsetisë Jugore dhe Abkhazisë.

Presidenti Duda kishte vizituar kufirin administrativ në mes Gjeorgjisë dhe Osetisë Jugore në Gjeorgji, ku është vendosur Misionin Monitorues i Bashkimit Evropian, mision i cili drejtohet nga diplomati polak Ambasadori Marek Szczygieł.

Misioni Monitorues i BE është vendosur në Gjeorgji në shtator 2008, me mandatin që tëmonitorojarmëpushimin pas agresionit gjashtë ditorë të Rusisë nëGjeorgji, ku Ushtria Ruse kishte bërë agresion duke okupuar pjesë të Gjeorgjisë për të ndihmuar rajonet separatiste të Osetisë Jugore dhe Abhazisë që të ndahen nga Gjeorgjia.