2 të vdekur dhe 10 të zhdukur nga përmbysja e një anijeje pranë Florida-s
BKT
   Bota

2 të vdekur dhe 10 të zhdukur nga përmbysja e një anijeje pranë Florida-s

Anija e madhe e cila mbërriti nga Kuba, në të cilën ndodheshin 20 persona, është përmbysur pranë ishullit Key West, kurse deri më tani janë shpëtuar tetë persona.

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe dhjetë janë në kërkim pas përmbysjes së një anijeje në ujërat në brigjet e shtetit amerikan Florida.

Zyrtarët e Rojës Bregdetare të SHBA-së thanë se një anije e madhe, në të cilën ndodheshin 20 persona, është përmbysur pranë ishullit Key West.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur dy trupa, tetë persona janë shpëtuar, ndërsa vazhdojnë kërkimet për dhjetë persona të tjerë.