14:34 / 28.05.2021
Merkel: Covid-19 ka ndryshuar vizionin tonë të globalizmit
Sipas leksioneve që kemi marrë, kjo krizë do të ndryshojë pikëpamjen tonë për globalizmin, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel në një dialog me kryeministrin Mario Draghi, në ditën e dytë të ”Global Solution Summit”.
“Për shembull, është e pashmangshme që sovraniteti ynë do të luajë një rol më të rëndësishëm, por nga ana tjetër ne jemi të vetëdijshëm se nuk mund të bëjmë gjithçka të vetëm, sepse ky do të ishte një hap mbrapa”, theksoi Merkel.
“Unë besoj se BE është një hapësirë në të cilën prodhohen vaksina jo vetëm për të vaksinuar europianët, por edhe për të eksportuar vaksina për të tjerët”, theksoi ajo. /atsh























